Kolesteroli "i mirë" mund të jetë i dëmshëm për femrat në menopauzë

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 12:25
Kolesteroli

Një studim i ri amerikan thotë se HDL, apo kolesteroli "i mirë" mund të jetë i dëmshëm për femrat në menopauzë. Në vend se ta luftojë, ai mund ta përshpejtojë procesin e arteriosklerozës gjatë menopauzës. "Kjo ishte befasi", thotë udhëheqësja e studimit, Samar El Khoudary nga Universiteti në Pitsburg.

"E dimë se kolesteroli i mirë duhet t'i mbrojë femrat, sikur edhe që bën para menopauzës, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Por, pas menopauzës, në vend të dobisë, kemi dëm", thotë El Khoudary. Rezultatet e këtij studimi janë paraqitur në tubimin vjetor të Shoqatës amerikane veriore për menopauzë.

(Kosova Sot Online)