Cili lloj i mjaltit është më i shëndetshmi?

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 11:56
Cili lloj i mjaltit është më i shëndetshmi?

Pyetja më e shpeshtë e përdoruesve të mjaltit është: "Cili lloj është më i miri". Përgjigjja nuk ekziston. Se cili lloj i mjaltit natyral është i shëndetshëm dhe përmban karakteristika të veçanta për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Në vijim ju paraqesim gjashtë lloje të mjaltit, se për çfarë është më së miri ta përdorni.

MJALTI I BAGREMIT

Ky lloj i mjaltit është i mirë për të gjithë ata persona që vuajnë nga pengesat në tretje, ndikon si qetësues, si dhe e ekuilibron gjithë organizmin. Shkaku i nivelit të lartë të fruktozës që përmban, mund ta konsumojnë edhe personat, të cilët vuajnë nga diabeti. U sugjerohet edhe fëmijëve deri në tre vjet, pasi që është mjaft i lehtë.

MJALTI I BLIRIT

Ky lloj i mjaltit ndikon si antiseptik dhe qetëson. Përdoret në shërimin e gripit, ftohjeve të ndryshme, bronkitit dhe sëmundjeve respiratore, që shkaktohen nga bakteret e ndryshme. Po ashtu, ky mjaltë nxit djersitjen gjatë konsumimit dhe ju sugjerohet që ta merrni para se të shkoni në gjumë, sepse qetëson.

MJALTI I MALEVE

Përmban 13 (ndoshta edhe më shumë) herë substanca minerale në krahasim me mjaltin e luleve. Sidomos është i pasur me hekur, që ka rol të rëndësishëm në forcimin e gjakut, proceset oksiduese dhe në procesin e rritjes, që sidomos është i rëndësishëm për fëmijët. U sugjerohet personave që vuajnë nga anemia, sëmundjet gjinekologjike dhe ato respiratore.

MJALTI I GËSHTENJAVE

Mjalti i gështenjave ka një aromë më karakteristike dhe intensive, paksa të hidhur dhe aromatike. Ndihmon te pengesat e organeve të tretjes (lukth, mëlçi, zorrën dymbëdhjetëgishtore). Sugjerohet gjatë shërimit të të thatit në lukth, verdhëzën dhe bakteret në kanalin apo traktin urinar. Forcon edhe muskulin e zemrës. Disa studime e kanë konsideruar si mjaltin më të shëndetshëm në botë.

MJALTI I LIVADHEVE OSE I LULEVE

 Përmban shumë vajra eterike dhe fëmijët e konsumojnë me dëshirë. Sidomos u sugjerohet të sëmurëve nga zemra, te problemet respiratore, të sëmundjet gjinekologjike. Mjaltin e luleve bletët e grumbullojnë herët në pranverë, nga shumë bimë. Mjalti i luleve ka shije të jashtëzakonshme, plot me vitamina, minerale. E forcon sistemin imun dhe lukthin.

MJALTI NGA SHERBELA

Mjalti i sherbelës merret nga lulja e bimës. Sherbela rritet në hapësirat ku dominon klima mesdhetare. Ky mjaltë është një ndër më kualitativët dhe është shumë i mirë në sanimin e të gjitha sëmundjeve që shfaqen në gojë dhe në organet e frymëmarrjes. U sugjerohet njerëzve që kanë telashe me kollë, bronkit, ftohje.

(Kosova Sot Online)