Marrja e suplementeve me vitamina d ul shtypjen e gjakut

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 11:55
Marrja e suplementeve me vitamina d ul shtypjen e gjakut

Marrja e suplementeve me vitamina D mund ta ulin shtypjen e gjakut dhe ta forcojnë performancën e ushtrimeve, ka treguar studimi i fundit. Vullnetarët, të cilët për çdo ditë kishin marrë suplemente me vitamina D, për dy javë rresht, kanë thënë se kishin vërejtur përparime të dukshme në ushtrime, kishin bërë më shumë ndërsa që lodhja ishte ndjerë më pak.

Shtypja e tyre e gjakut dhe niveli i kortizolit po ashtu ishin më të ulëta në krahasim me një grup tjetër që kishin konsumuar pilula artificiale. Hulumtuesi dr. Raquel Revuelta Iniesta, nga universiteti "Queen Margaret University" në Edinburg, ka thënë: 'Pilot projekti ynë, apo studimi, sugjeron se marrja e suplementeve me vitamina D mundet ta përmirësojë nivelin e ushtrimeve dhe ta ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, si shtypja e lartë e gjakut". Në studim kishin marrë pjesë 13 pjesëmarrës. Gjetjet e studimit janë prezantuar në takimin vjetor në "Society for Endocrinology" në Edinburg.

(Kosova Sot Online)