Kënaquni me llojllojshmërinë e ushqimeve në stinët e ftohta

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 15:10
Kënaquni me llojllojshmërinë e ushqimeve në stinët e ftohta

Se ditët e ftohta po na trokasin në derë nuk do të thotë se jeta duhet të na bëhet monotone, e as ushqimi. Përkundrazi, falë filozofisë "gjithçka nga pak", dhe në kombinim me ushtrimet e rregullta fizike do të keni rastin të kënaqeni në shijet e preferuara, e errësirën ta prisni në formë të përsosur

PEMËT DHE PERIMET E FRESKËTA MUND T'I ZËVENDËSONI ME TË NGRIRA

Është vetëm mit se pemët dhe perimet e ngrira nuk përmbajnë vlera ushqyese. Në fakt, sipas nutricistëve, pemët dhe perimet e ngrira janë më të pasura me vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese, në krahasim me ato të freskëta.

SHALQIRIN DHE DOMATEN ZËVENDËSOJINI ME GREJPFRUT

Grejpfruti është pemë ideale për dimër, për faktin se është plot me vitamina C dhe likopen - antioksidues ky, i cili gjendet si në domate, po ashtu edhe në shalqi.

TURSHITË SI REZERVË PËR USHQIMET E PREFERUARA

Ekspertët sugjerojnë që nga turshitë të zgjidhni lakrat turshi, pasi janë të pasura me vitamina C dhe A. Po ashtu, edhe nëse jeni adhurues të domates, nuk keni pse ta hiqni nga menyja gjatë dimrit.

MOS E HARRONI RËNDËSINË E HUDHRËS

Hudhra është shumë e shëndetshme, prandaj duhet ta përdorni, sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit. Përbërësit e saj kanë vlera ushqyese, kurse përmban edhe substanca të forta antibakteriale dhe kundër inflamacioneve. 

(Kosova Sot Online)