Burjani: Vjosa Osmani është një shpresë që së paku e rrit LDK-në

Burjani: Vjosa Osmani është një shpresë që së paku e rrit LDK-në
Burjani: Vjosa Osmani është një shpresë që së paku e rrit LDK-në

Blerim Burjani

  • 13 May 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti si VV asgjë të përbashkët nuk kanë pasur as në nivelin akademik e as në një nivel politik-ideologjik. Kurti anarkist, Vjosa institucionaliste. Dallimet kanë qenë ekstreme, por me të gjithë u provua dhe si projekt dështoi plotësisht, dhe ishte e pritshme.

-Edhe në atë kohë kam thënë se dallimet janë të mëdha dhe të skajshme. Kurti pa përvojë qeverisëse dhe qeverisjen e ka nëpër filma në atë kohë, se nuk e ka ditur se çfarë do të thotë me folë dhe me qeverisë, që nuk është njëjtë.

Tash kthimi pak më i vështirë, por duhet të pajtohet LDK dhe degët e saj me këtë vendim. Ata nuk duhet harruar se janë mbetur parti e vogël dhe Vjosa është një shpresë që së paku e rrit LDK-në në 18%. Vjosa ka sjellë disa emra, por të panjohur për publikun dhe politikën, dhe sprovimin politik, e këta të gjithë do të mbeten pa vota në LDK. Edhe kjo dihet, njerëz të panjohur që hyjnë në një parti nuk janë pjesë e strukturave, ata i aborton struktura politike. Pra, këtu është vetëm një shans: lideri me orientu votën, pra me iu thanë me i votu degëve të kundërta, mbeten kot në listë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".