Koronavirus: Shtoni dhe simptomat gastrointenstinale si parashikues të mundshëm tek fëmijët me Covid-19

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 08:24
Koronavirus: Shtoni dhe simptomat gastrointenstinale si parashikues të mundshëm tek fëmijët me Covid-19

Diarreja, të vjellat dhe ngërçet e barkut tek fëmijët mund të jenë një shenjë e infeksionit me koronavirus, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi The Queen’s University në Belfast ka studiuar fëmijë dhe thotë se simptoma e lartpërmendura mund të jetë me vlerë të shtohet në listën e simptomave të përgjithshme të lajmëruara në mesin e fëmijëve shkruan BBC.

Pse nuk duhet të shqetësoheni për mundësinë e ri-infektimit nga Covidi, tregon doktori nga Harvardi Kjo maskë e njohur nga të gjithë, thuhet të jetë më mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Aktualisht, simptomat e njohura zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar janë ethet, kolla dhe humbja e nuhatjes ose shijes.

Qendrat e SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve tashmë listojnë të përzierat ose të vjellat dhe diarre midis simptomave të mundshme të Covid-19. Gjatë një testimit të gati 1000 fëmijë përmes mostrave të tyre të gjakut është parë nëse ata kishin mundësi të prekjes nga koronavirusi. Rezultatet, të botuara por ende jo të rishikuara nga kolegët në burimin medRxiv, zbuluan se 68 nga 992 fëmijë kishin antitrupa ndaj virusit, duke sugjeruar se ata ishin infektuar me Sars-Cov-2 në një moment të kaluar kohor.

Gjysma e atyre që testuan pozitivisht raportuan se kishin simptoma. Ndër të tjera ethet ishin më të zakonshmet, ku janë raportuar nga 21 nga 68 fëmijë që testuan pozitivisht për antitrupa koronavirus. Pasatj, kollitja ishte gjithashtu e zakonshme, por më pak specifike, duke u raportuar zakonisht më shumë tek fëmijët që testuan negativisht, sesa nga ata që testuan pozitivisht. Duke pasur dhe simptomat gastrointestinale – të tilla si diarreja, të vjella dhe ngërçet e barkut – u raportuan nga 13 nga 68 fëmijë që rezultuan pozitiv për antitrupa dhe duket se ishin të lidhur në mënyrë të konsiderueshme me infeksionin e koronavirusit.

Dhe në fund, humbja e nuhatjes ose shijes që ishte më pak e zakonshme e raportuar nga gjashtë fëmijë me antitrupa. Askush nga fëmijët në studim nuk ishte i sëmurë rëndë ose nuk kishte nevojë të pranohej në spital për t’u kuruar nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)