Krembanania, ilaçi natyral kundër kollës

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 15:26
Krembanania, ilaçi natyral kundër kollës

Banania është vërtetuar se është shumë e efektshme në shërimin e kollës së mundimshme dhe bronkitit. Sidomos ndikon te fëmijët dhe te personat e moshuar. Kremi nga banania është shumë i shëndetshëm dhe ushqyes. Përgatitet shumë lehtë. Jemi shumë të sigurt se ky krem nga banania do t'ju ndihmojë, sidomos gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

2 banane të pjekura, 2 lugë sheqer të vrugët, 400 ml ujë të vluar.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Qëroni fillimisht dy bananet dhe i shtypni me ndihmën e një lugës prej drurit. Më pas shtoni edhe sheqerin e vrugtë dhe i përzieni përbërësit. Në masë derdhni ujin e vluar dhe e lini të qëndrojë edhe për gjysmë ore.

MËNYRA E PËRDORIMIT:

Merrni nga një lugë, katër herë në ditë, në do dy orë. Ju do të liroheni nga kolla e mundimshme për dy ditë. 


(Kosova Sot Online)