Ilaçi i gjysheve tona për shërimin e astmës, bronkitit, kollës dhe problemeve me mushkëri

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 15:57
Ilaçi i gjysheve tona për shërimin e astmës, bronkitit, kollës dhe problemeve me mushkëri

Njerëzit kanë probleme të ndryshme me mushkëritë, më së shpeshti me astmën, bronkitin dhe format e ndryshme të kollës. Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen nga infeksionet, si dhe me gjendjet e ndryshme, me alergji dhe nga duhani. Në vijim ju paraqesim ilaçin e njohur popullor në shërimin e këtyre problemeve, sidomos astmës.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

Gjysmë kilogramë qepë të kuqe; Gjysmë kilogramë sheqer; 2 limonë; 1,5 litra ujë dhe 7 lugë të mëdha mjaltë natyral. Së pari hidheni sheqerin në një enë, të ngrohet dhe të përzihet derisa të marrë ngjyrë tjetër, shtohet qepa e kuqe e imtësuar, piqen pak dhe shtohet uji. Të gjitha bashkë le të zihen derisa të avullohet rreh 1/3 e ujit .

Më pas e lini të ftohet, shtohet lëngu i shtrydhur nga 2 limonë dhe mjalti dhe gjithçka përzihet mirë. Pastaj e lini të qëndrojë, hiqini copëzat e qepëve dhe e vendoseni në kavanoz. Merreni nga një lugë të madhe para secilës shujtë, derisa ta shpenzoni ilaçin. Fëmijët le të marrin nga një lugë të vogël para secilës shujtë. 

(Kosova Sot Online)