Kjo sëmundje vret njëmbëdhjetë milionë njerëz në vit, dhe tre milionë fëmijë: Mbani në mend simptomat e para

  • E.K /
  • 19 shtator 2020 - 16:25
Kjo sëmundje vret njëmbëdhjetë milionë njerëz në vit, dhe tre milionë fëmijë: Mbani në mend simptomat e para

Identifikimi i hershëm është shansi i vetëm për shërim.

Sepsa vret 11 milionë njerëz çdo vit, gjë që e bën një ndër vrasësit më të mëdhenj të gjinisë njerëzore.

Edhe pse është aq e shpeshtë dhe e rrezikshme, për këtë sindromë të reaksionit imun të organizmit ende nuk dihet mjaft, thekson Organizata Shëndetësore Botërore.

Rreth 20 për qind të të gjitha sëmundjeve në botë i përshkruhen sepsës, deri te e cila vjen kur cilido lloj infeksioni shkakton reagim shumë të fuqishëm imun, i cili rezulton me dështimin e shumëfishtë të organeve.

Fëmijët janë viktima pothuajse të gjysmës prej 49 milionë rasteve të sepsës sa evidentohen brenda një viti në botë, nga të cilët 2,9 milionë njerëz nuk mbijetojnë.

Sepsa është rrezik i madh për pacientët në kurën intensive.

Pacientët të cilët vuajnë nga forma e rëndë e coronavirusit apo e infeksioneve të tjera gjithashtu janë më të ekspozuar ndaj sepsës.

Shumica e tyre të cilët mbijetojnë kanë pasoja afatgjata apo jo rrallë vdesin brenda një viti. Vetëm gjysma e të sëmurëve shërohen tërësisht, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Këto janë simptomat më të hershme të sepsës:

ë rrëqethja,
ë ngritja e vrullshme e temperaturës,
ë lëkura e ngrohtë e kuqe
ë puls i përshpejtuar
ë presion i paqëndrueshëm i gjakut
ë zvogëlim i sekretimit urinar

(Kosova Sot Online)