Kjo foto po i ndihmon njerëzit të shpëtojnë nga kanceri i gjirit

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 10:06
Kjo foto po i ndihmon njerëzit të shpëtojnë nga kanceri i gjirit

Këto ditë në internet po qarkullon një foto e disa limonëve, që po ndihmon  njerëz të bëjnë vetëkontrollin e kancerit të gjirit.

Fotografia e mësipërme paraqet mënyrat se si duket një gji i prekur nga kanceri. Kapilarët venozë, masat tumorale në faza të ndryshme dhe shenjat e tjera janë demostruar në këtë foto nëpërmjet limonëve.

Përdorues të shumtë shprehen  se kjo është një mënyrë tejet efikase për të bërë vetëkontrollin.

Në pjesën më të madhe të rasteve simptomat e kancerit të gjirit mund të ngatërrohen me simptoma të të tjera problemeve shëndetësore më pak të rrezikshme. Kjo e vëshështirëson shumë vetëkontrollin, që në fakt është hapi i parë i luftës kundër kësaj sëmundjeje. 

(Kosova Sot Online)