Si reagon trupi nëse filloni të ecni zbathur më shpesh? Ja çfarë do të përfitoni

  • G.G /
  • 23 shtator 2020 - 10:43
Si reagon trupi nëse filloni të ecni zbathur më shpesh? Ja çfarë do të përfitoni

Një artikull i publikuar tek “Sience Direct” (Shkenca e Drejtpërdrejtë) shpjegon përfitimet e të ecurit zbathur.

Kjo na inkurajon që të bëjmë një lidhje me tokën ose me një sipërfaqe natyrale nëpërmjet këmbëve, në mënyrë që organet tona të thithin energjinë e saj magnetike. Edhe nëse nuk kemi një kopsht, është një mënyrë fantastike për të ecur rreth e qark shtëpisë.

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa arsye pse disa prej nesh ecin këmbëzbathur.

Mund të largojë mendimet negative.

Të ecësh lirshëm pa këpucë, të jep mundësinë që të largosh stresin dhe në të njëjtën kohë, të jep mundësinë e përmirësimit të disa sistemeve të trupit tonë, siç është frymëmarrja, oksigjenimi i gjakut dhe pulsi. Ky veprim i thjesht, po ashtu na kthen pas në kohën e fëmijërisë, që përkthehet në energji pozitive.

Rigjeneron lëkurën.

Është thelbësore t’i jepni vetes mundësinë që këmbët të marrin frymë natyrshëm. Kjo gjithashtu do të parandalojë depozitimin e lagështisë dhe, në rastet më të këqija, do të mbajë larg aromat e pakëndshme dhe kërpudhat.

Rrit energjinë.

Sipas studimeve, kur prekni tokën direkt me këmbët tuaja, aktivizoni nervat që ndodhen në to, duke rezultuar në një rritje automatike të energjisë .

Lehtëson presionin mbi nyje.

Që në kohë të hershme, qeniet njerëzore u krijuan për të mbijetuar pa këpucë . Kur ecni zbathur, mekanika e trupit përshtatet me këtë, duke krijuar një shtrirje më natyrale të nyjeve . Kjo është arsyeja pse disa sporte, të tilla si yoga, praktikohen zbathur.

Forcon sistemin tuaj imunitar.

“Vish këpucët, do të ftohesh”. Me siguri e keni dëgjuar mamanë tuaj ta thotë këtë të paktën një herë. Por kemi një lajm të mirë: të ecurit zbathur na ndihmon t’i rezistojmë më mirë ftohjes. Meqenëse toka e ftohtë bën që trupi të prodhojë më shumë nxehtësi për ta kompensuar, sistemi imunitar forcohet. Në fakt, këto metoda të kontrastit nga nxehtësia në të ftohtë përdoren gjerësisht për të trajtuar dhimbjen e sëmundjeve kronike të mushkërive, përfshirë astmën dhe ankthin.

Nxit qarkullimin e gjakut.

Më në fund, aktivizon qarkullimin e gjakut brenda arterieve dhe venave të këmbëve. Për një qarkullim edhe më të mirë, ju këshillojmë të ecni në ujë të ftohtë, bar të lagur, lumë ose det. Plus, kjo do të ndihmojë në uljen e inflamacionit tek këmbët tuaja!

Ecni zbathur për një orë në ditë (mundësisht në sipërfaqe natyrore), dhe nëse mundeni, në majë të gishtërinjve ose me thembra.

Luani pa këpucë për të forcuar muskujt dhe ligamentet .

Kujdesuni për higjienën e këmbëve, sepse ecja zbathur në trotuar ose brenda një shtëpie për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë tharje dhe vrazhdësi dhe mund të grumbullojë papastërti.

(Kosova Sot Online)