Rikthehen shpresat për një trajtim kundër Covid-19! Shkencëtarët gjetën një dobësi në proteinën e koronavirusit dhe zbuluan se…

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 13:45
Rikthehen shpresat për një trajtim kundër Covid-19! Shkencëtarët gjetën një dobësi në proteinën e koronavirusit dhe zbuluan se…

Shkencëtarët besojnë se kanë bërë një përparim në trajtimin e Covid-19, pasi gjetën një dobësi në proteinën e virusit.

Sipas “Daily Mail”, një ‘xhep i drogueshëm’ u zbulua në sipërfaqen e patogjenit, i cili mund të injektohet me ilaçe anti-virale për ta ndaluar atë, duke funksionuar para se të infektojë më shumë qeliza njerëzore, pretendojnë shkencëtarët.

Ekspertët e Universitetit të Bristolit, të cilët drejtuan studimin, thanë se gjetjet mund të ndihmojnë në mposhtjen e pandemisë aktuale.

Studiuesi kryesor, Prof. Imre Berger, tha se nëse xhepi mbushet me molekula që e bëjnë virusin të paaftë, patogjeni mund të mposhtet “para se të na infektojë”.

Ajo mund të merret si pilulë në fazat e hershme të sëmundjes, në mënyrë që të ndalojë përparimin e saj deri në një fazë kritike.

Ekspertët kanë thënë sot se kërkimi është një hap i madh, por paralajmëruan që zhvillimi i ilaçeve mund të zgjasë me vite dhe nuk ka gjasa që një anti-viral i tillë të jetë i disponueshëm së shpejti.

Vetëm një ilaç, deksametazoni që kushton 5 paund, deri më tani është provuar se trajton Covid-19.

Ndërsa mbi remdesivir, ilaçi i parë i aprovuar për pacientët me koronavirus në Britani, janë ngritur dyshime. Studimet kanë treguar se mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes, por nuk mund të ulë numrin e vdekjeve.

Sipërfaqja e virusit SARS-CoV-2 ka proteina, të cilat kanë pamjen e kurorave të vogla.

Këto e ndihmojnë virusin të kapet në qelizat njerëzore duke u bashkuar me receptorët. Prandaj, paaftësia e kurorave do të ndalonte virusin që në fillimet e tij.

Roli i acidit yndyror është të stabilizojë proteinën ose grimcën, përpara se ajo të ndërveprojë me receptorët në sipërfaqen e qelizave njerëzore, duke e ndaluar në mënyrë efektive.

(Kosova Sot Online)