Lëngu me ujin e xhenxhefilit që shkrin dhjamin

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 15:44
Lëngu me ujin e xhenxhefilit që shkrin dhjamin

Gjëja e parë që adhuruesit e preparateve natyrale e bëjnë është vendosja e një enës së madhe në shporet, zierja e ujit për njëzet minuta dhe hedhja e disa pjesëve të xhenxhefilit në të. Uji i fituar nga përzierja me xhenxhefil ruhet në termos të mëdhenj dhe të pini gjatë gjithë ditës (së paku një litër në ditë).

PËRGATITJA E UJIT TË XHENXHEFILIT:

1,5 litër ujë i vendosni që të zihet dhe më pas e lini të vlojë në një zjarr të qetë për njëzet minuta. Krejt në fund ia shtoni edhe rrënjët e prera të xhenxhefilit, rreth katër deri pesë centimetra. Ujin e ruani në termos së bashku me xhenxhefilin. Përgatiteni dhe e konsumoni për çdo ditë, për gjashtë muaj rresht. Merreni me vete kudo që shkoni, në punë, në udhëtim, mbajeni pranë kompjuterit dhe televizorit. Konsumojeni në gllënjka të vogla gjithë ditën.  


(Kosova Sot Online)