Harrojeni barnatoren, me këtë ilaç nuk ka grip e as ftohje

  • A.P /
  • 27 shtator 2020 - 09:10
Harrojeni barnatoren, me këtë ilaç nuk ka grip e as ftohje

Xhenxhefili është bima e jashtëzakonshme që zbut nivelin e stresit, përmirëson disponimin dhe lukthin, qarkullimin e gjakut dhe forcon sistemin imun. Vlera e tij është në përmbajtjen e substancave aktive që posedojnë efekt alangjetiku dhe kundër baktereve. Konsumimi i xhenxhefilit shëron çrregullimet në lukth të shfaqura si pasojë e shtatzënisë. Nga ana tjetër, limoni është I pasur me minerale dhe vitamina që lufton helmet

PËRBËRËSIT:

- 2 limona; - 1 rrënjë mesatare të xhenxhefilit; - mjalti 500 gramë.

PËRGATITJA:

Limonin e pastroni dhe e qëroni në rriska. Xhenxhefilin e qëroni në pjesë të gjata dhe e vendosni në një kavanoz prej një litre dhe e mbuloni me mjaltë, por jo deri në majë. E lini të qëndrojë një ditë (limoni dhe xhenxhefili lirojnë lëngun), e më pas e mbyllni dhe e lini për një muaj në frigorifer. Kur masa të marrë formën e xhelatinës, ia shtoni pak ujë të nxehtë. Ilaçi lufton ftohjen dhe gripin. Doza ditore për të rriturit është dy lugë në ditë.

(Kosova Sot Online)