Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 14:22
Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

Nëse këtë çaj e pini në mbrëmje, do të flini me ndjenjën e ngopjes, madje edhe nëse nuk keni ngrënë asgjë

Me të drejtë ky çaj quhet dhuratë për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm.

Të gjithë përbërësit e këtij çaji janë natyralë, ndërkaq karakteristikë kryesore e tij është që ul apetitin.

Nevojiten:

ë gjysmë litri ujë,
ë 1 lugë xhenxhefil të grirë në rende,
ë 2 fletë dafine,
ë gjysmë luge të vogël fara qimjoni,
ë gjysmë luge kanellë

Përzieni të gjithë përbërësit, pos kanellës, dhe zieni rreth gjysmë ore.

Hiqeni nga zjarri, shtoni kanellën dhe lëreni 5 minuta të ftohet.

Kullojeni dhe e pini.

Rekomandime:

Zieni një litër çaj apo më shumë, përnjëherë, pastaj e nxehni kur dëshironi ta konsumoni.

Shija e çajit varet nga sasia e përbërësve të cilët i shtoni. Kanella i jep çajit aromën dhe nëse e doni këtë shije, lirisht shtoni më shumë kanellë.

Fletët e dafinës shtoni me kujdes, sepse nëse e teproni, çaji mund të jetë tepër i fortë.

Kushtoni kujdes vetes dhe bëhuni të shëndetshëm! 

(Kosoa Sot Online)