Farat e lirit kundër kapsllëkut

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 15:48
Farat e lirit kundër kapsllëkut

A e dini se farat e lirit janë një nga luftëtarët më të fortë natyralë kundër kapsllëkut? Për këtë "zonjë" nga Mesdheu besohet se është bima e parë që e kanë zbutur.

Farat e lirit përdoren si shtesë për drithëra, që konsumohen prej atyre që mbajnë dietë ose dëshirojnë ta pastrojnë organizmin. Pasi janë të pasura me vajra dhe fibra, kjo farë ndikon shkëlqyeshëm edhe si laksativ. Aminoacidet omega 3, që gjenden në farat e lirit, kanë efekt kundër inflamacioneve. Shumë studime kanë vërtetuar se me këtë bimë mund të shërohen edhe problemet me kolesterolin e lartë, disa sëmundje të zemrës dhe disa sëmundje autoimune.

Për të hequr qafe kapsllëkun, çdo ditë në lukth të zbrazët hani një lugë fara të papërpunuara të lirit. Por, do të ishte mirë që t'i përtypni sa më gjatë që do të ishte e mundur. Më të lehtë do ta keni nëse një lugë me fara të lirit e përzieni në një gotë qumësht të vakët, e lini të qëndrojë gjashtë orë dhe e konsumoni para gjumit. 

(Kosova Sot Online)