Pemët dhe perimet, shpëtim kundër ushqimeve të rënda

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 15:25
Pemët dhe perimet, shpëtim kundër ushqimeve të rënda

Rreth 19% e popullatës ballafaqohen me mungesë të zbrazjes spontane të zorrëve, gjë që është shumë më e theksuar gjatë ditëve të festave, kur shumë njerëz hanë pa kurrfarë kontrolli. Shkaktarët kryesorë të këtij problemi janë ushqimet tepër të pjekura dhe me yndyrë, por edhe ushqimet që konsumohen tepër shpejt. Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra (perimet, pemët, drithërat e papërpunuara, bishtajat) normalizon zbrazjen e zorrëve, rritë vëllimin dhe masën e jashtëqitjeve dhe nxitë lëvizjen e zorrëve.

Marrja e preferuar ditore e fibrave për të rriturit është 20-35 g, e për fëmijët deri 20 g. Një numër i madh i bimëve, drithërave, pemëve dhe perimeve përdoren për rregullimin e tretjes dhe për ruajtjen e shëndetit të organeve të tretjes. Ndër pemët më efikase në këtë drejtim mund t'i përmendim kumbullat, fiqtë dhe kivin. Fibrat e kivit ënjten në ujë dhe treten në zorrë të trashë, nën ndikimin e baktereve.  

(Kosova Sot Online)