Melhemi kundër inflamacioneve, artritit dhe reumës

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 10:39
Melhemi kundër inflamacioneve, artritit dhe reumës

P ërgatiteni melhemin shërues, e për bazë kanë përbërësit, si: mjaltë, mustardë, kripë dhe ujë. Ekzistojnë shumë arsye për dhimbjet në nyja - trauma, ngarkimet, thyerjet, artriti, reuma. Kjo recetë popullore përgatitet nga përbërës të thjeshtë, që kryesisht i keni në kuzhinën tuaj.

PËRBËRËSIT:

 1 lugë mjaltë - 1 lugë mustardë (pikant) - 1 lugë kripë të imët - 1 lugë ujë

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit i përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. E vendosni në një ambalazh, e kremin mund ta ruani në frigorifer .

PËRDORIMI

Vendin ku ndieni dhimbje e lyeni me këtë krem, formoni një kompresë, vendosni një qese prej najlonit dhe e lidhni me diçka të ngrohtë, më së miri me një shall. E mbani për 1,5-2 orë. Procedurën më së miri ta bëni gjatë natës, para gjumit, pasi që kur ta hiqni kompresën, nyjat të jenë të qeta. Në mëngjes e shpëlani vendin ku ishte kompresa. Mos e kufizoni veten tuaj me vetëm një tretman, përsëriteni për 4-5 ditë rresht. Efektin do ta ndieni pas procedurës së parë.

(Kosova Soty Online)