Humbja në peshë pas festave: Hiqni qafe kilogramët, madje shumë shpejt

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 11:24
Humbja në peshë pas festave: Hiqni qafe kilogramët, madje shumë shpejt

Besoni apo jo, edhe pas festave të fundvitit, në fund të dimrit ka gjasa që të dukeni fit. Me ndihmën e ushqimit sezonal, për një periudhë të shkurtër kohore, mund të ktheheni te kilogramët e vjetër .

SUPË PULE

Supat janë lloj i ushqimit, që gjithmonë ju mban të ngopur, madje edhe atëherë kur kanë shumë pak kalori. Me gjithë faktin se ushqimi i lëngshëm ngop më pak se i forti, studimet kanë treguar se supa e ngrohtë, ajo e pulës, është e mahnitshme. Po ashtu, është vërtetuar se supa e pulës shëron prej ftohjeve.

BOLLGURI

Bollguri është kafjalli i përsosur për dimër, si dhe për faktin që është shujtë e ngrohtë, të cilin mund ta erëzoni me rriska të bananes apo edhe me pemë me lëvozhgë të fortë. Po ashtu, është përplot me fibra probiotike. Pos kësaj, ekuilibron sheqerin në gjak dhe liron hormonet, që kontrollojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes.

AGRUMET

Portokajtë, grejpfuti dhe mandarinat janë të pasura me fibra, që shumë shpejt e mbushin stomakun me vitamina C, ndërsa që fuqia befasuese për humbje në peshë qëndron tek aroma e tyre. Vetëm thithja e aromës së agrumeve ka efekt qetësues, duke pakësuar sasinë e ushqimit të shkaktuar si pasojë e stresit.

ÇILI

Shumica e recetave për çili përmban fasule, e cila është e pasur me proteina dhe fibra, e kjo do të thotë se shpejt na ngopin. Çili është i pasur me pluhurin e specave pikantë, që përmbajnë kapsaicinë, substancë që përshpejton metabolizmin dhe pakëson rrezikun nga mbipesha.

DARDHAT

Dardhat janë të pasura me fibra, e shumica prej tyre gjendet në lëvore, kështu që mos i qëroni kur t'i konsumoni. Për efekt më të mirë për humbje në peshë, shtoni pak badem, i cili mban nivelin e sheqerit në pemë dhe, falë sasisë së madhe me magnez, ndihmon që të pakësohet dëshira për ushqimin e dëmshëm.

(Kosova Sot Online)