Dy ligje për shkrirjen e dhjamit me uthull molle

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 09:59
Dy ligje për shkrirjen e dhjamit me uthull molle

Uthulla e mollës është aleat i fortë shtëpiak, që zbardh dhëmbët, pastron sipërfaqe të ndryshme në shtëpi dhe neutralizon aromat e pakëndshme. Por, njihet edhe si preparat i hatashëm për humbje në peshë dhe detoksikimin e organizmit. Nëse e konsumoni në sasi të duhur mund ta forconi imunitetin, përshpejton metabolizmin dhe nxit shkrirjen e dhjamit në hapësirat kritike të trupit.

MERRENI UTHULLËN E MOLLËS PAS GJELLËS

Marrja e uthullës së mollës në lukth të zbrazët edhe para shujtave do t'i ngrohë acidet e lukthit në organizmin tuaj, dhe shkakton mundime. Në vend të kësaj, përdoreni pas gjellës. Në këtë mënyrë do ta parandaloni konsumimin e tepërt të ushqimit, njëkohësisht do ta përshpejtoni metabolizmin dhe punën e sistemit tretës.

PËRGATITENI PËRZIERJEN E DUHUR

Uthulla e mollës ka efekt vetëm nëse e merrni në sasi të duhur. Ekspertët sugjerojnë ta merrni njëherë në ditë dhe pas shujtave të majme,pas drekës dhe darkës. Më së miri do të ishte ta përdorni tretjen për humbje në peshë nga një lugë uthull molle dhe 230 ml ujë të thjeshtë.

(Kosova Sot Online)