Nëse nuk hiqni dorë nga këto shtatë zakone, do të shtoni sërish peshë dhe…

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 10:19
Nëse nuk hiqni dorë nga këto shtatë zakone, do të shtoni sërish peshë dhe…

Shtimi i peshës mund t’ju zhgënjejë dhe të mos pasja e njohurive se si ta menaxhoni situatën, ju bën edhe më të pavendosur.

Ekzistojnë disa arsye pse po shtoni peshë edhe nëse stërviteni apo mbani dieta, raporton “Bright Side”.

Ndonjëherë stërvitja mund të bëjë që të shtoni peshë.

Po, është e mundur që një stërvitje të shkaktojë shtim në peshë përkohësisht. Kjo mund të jetë një shenjë që ju tregon se po punoni shumë fort në mënyrë që të shihni rezultate të shkëlqyera.

Por ushtrimi dëmton indet muskulore dhe procesi i riparimit lejon që muskujt të rriten dhe të forcohen. Ndërkohë, ndodh inflamacioni, dhe së bashku me grumbullimin e lëngjeve, ju mund ta ngatërroni këtë shtim të përkohshëm të peshës si yndyrë e shtuar.

Jeni fiksuar pas dietave.

Kur shtoni peshë fill pasi jeni përpjekur të dobësoheni, atëherë keni të bëni me dietën “yo-yo”. Nëse kjo gjë vazhdon për një periudhë të gjatë, mund të shtoni peshë me kalimin e kohës. Në disa raste, ngrënia e kufizuar mund të çojë në shtim peshe, për shkak të përgjigjeve fiziologjike të trupit ndaj ndryshimeve të ngopjes dhe urisë.

Nëse po planifikoni të humbni peshë duke ndjekur një dietë të fortë, ka shumë të ngjarë që të shëndosheni sërish brenda 5 viteve .

Prandaj, në vend që të ndiqni një dietë, ndryshoni stilin tuaj të jetesës. Kjo nënkupton heqjen e ushqimit me sheqer dhe ushqimin e përpunuar, shtimin e stërvitjes në rutinën tuaj dhe ngrënien e ushqimeve të shëndetshme që janë të pasura me proteina dhe fibra.

Nuk po hani mjaftueshëm fibra dhe proteina.

Nëse lini pas dore fibrat dhe proteinat, kjo mund të jetë arsyeja pse yndyra juaj po rikthehet. Fibrat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit dhe ju japin ndjesinë e ngopjes për më gjatë.

Shtoni sasinë e bishtajoreve, fasuleve dhe perimeve për të marrë një sasi të mirë fibrash. Hani 14 gram fibra çdo ditë.

Përveç kësaj, mungesa e proteinave gjithashtu mund të bëjë që të shtoni peshë. Proteina ju jep gjithashtu ndjesinë e ngopjes për më gjatë, edhe pa ngrënë shumë ushqim. Gjithashtu, mund të ruajë masën tuaj muskulore dhe të forcojë metabolizmin, i cili është i rëndësishëm për të ruajtur një peshë të shëndetshme .

Jeni shumë social.

Jeta jonë shoqërore është e rëndësishme kur bëhet fjalë për ruajtjen e një ekuilibri të mirë midis punës dhe kohës personale. Nëse ju pëlqen të shoqëroheni me miqtë dhe kolegët, shpesh tundoheni të pini dhe të hani më shumë. Kjo do të thotë që duke marrë pjesë në më shumë ngjarje shoqërore, jeni duke shtuar kalori që mund t’ju shëndoshin.

Blini ushqime pa listë.

Blerja e ushqimeve pa listë mund të jetë një nga arsyet pse po shëndosheni sërish. Listat e blerjeve jo vetëm që ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe para, por gjithashtu mund t’ju ndalojnë të bëni blerje impulsive, të cilat në shumicën e kohës, nuk janë të shëndetshme.

Merrni shumë kalori nga pijet.

Pirja e pijeve freskuese, lëngjeve dhe llojeve të tjera të pijeve, mund të jetë arsyeja pse po shtoni peshë përsëri. Truri nuk llogarit kaloritë nga pijet, sepse i llogarit ato vetëm nga ushqimi. Kjo do të thotë që përsëri do të hani ushqim më vonë dhe do të kontribuoni në shtimin e dhjamit.

Jeni shumë të rraskapitur.

Mungesa e gjumit dhe rraskapitja lidhet me shtimin e shpejtë të peshës. Kjo sepse është pjesë e ndryshimeve hormonale që vijnë nga mungesa e motivimit për t’u ushtruar.

Plus, nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, rrezikoni të shtoni dhjamë në bark. Një studim konfirmon se nëse flini 7 orë ose më shumë gjatë natës, do të keni 33% më shumë mundësi për të humbur peshë.

(Kosova Sot Online)