Ilaçet shtëpiake kundër rinitit alergjik

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 11:53
Ilaçet shtëpiake kundër rinitit alergjik

Dhimbje, hundë që rrjedhin, sy që lotojnë dhe kruhen, kollë, dhimbje koke, teshtitje, të gjitha këto janë simptomat klasike të rinitit alergjik. Nuk janë diçka serioze, por ju mundojnë. Para se të vazhdoni me ilaçet që jua përshkruan mjeku, pse të mos provoni me disa ilaçe krejt natyrale.

INHALIM ME AVULL

Ky ilaç shtëpiak ndihmon në thyerjen e mukozës, duke ju lejuar të merrni frymë më lehtë. Krejt çfarë ju nevojitet është një legen që ta mbushni me ujë të vluar. Vendoseni sipër fytyrën tuaj, të mbuluar me peshqir.

PINI NJË GOTË ÇAJ XHENXHEFILI

Xhenxhefili është bimë që njihet për efektet e veta shëruese që ofron, e një prej sëmundjeve që shëron është edhe riniti alergjik. Një gotë çaj xhenxhefili funksionon si antihistaminë natyrale. Nëse e konsumoni këtë çaj do t'i zbutni simptomat e hundës që rrjedhë, kollën dhe dhimbjet e kokës.

PËRTYPNI DISA THELPINJ TË HUDHRËS

Një bimë tjetër që është efektive kundër rinitit alergjik është hudhra. Mund të hiqni simptomat dhe të ndjeni lehtësim, vetëm duke përtypur disa thelpinj të hudhrës brenda ditës. Po ashtu, hudhrën e shtypur mund ta hidhni në ujë të ngrohtë. Jepini shije kësaj përgatitje, duke ia shtuar edhe pak mjaltë.

PROVONI ME UTHULL TË MOLLËS

Janë shumë probleme që i shëron një gotë ujë e ngrohtë me disa lugë të uthullës së mollës, e edhe riniti alergjik është një prej tyre. Përtypni përzierjen 3 herë në ditë dhe do ta ndjeni lehtësimin.

PINI QUMËSHT ME SHAFRAN

Shafrani njihet për faktin se posedon përbërës të shumtë antibakterialë, kundër viruseve dhe inflamacioneve. Prandaj, thuhet se kjo bimë mund të përdoret për rinitin alergjik. Krejt çfarë duhet të bëni është të tretni në një gotë qumësht të ngrohtë një lugë shafran pluhur. Konsumojeni disa herë në ditë.

PASTRONI ZGAVRAT E HUNDËS

Një nga ilaçet shtëpiake më efektive kundër rinitit alergjik është hedhja e mukozës shtesë në zgavrat e hundës me ujë të njelmët. Për këtë duhet të keni një zgjidhje (ujin e tillë mund ta blini nëpër barnatore apo ta bëni një tretje me një gotë ujë të ngrohtë, duke tretur një lugë kripë). Vendoseni kokën në njërën anë, duke përdorur pajisjen, dhe nga njëra zgavër kaloni në tjetrën. Bëjeni këtë disa herë në ditë.

(Kosova Sot Online)