Si t'i ndihmoni stomakut kur ta teproni me shumë ushqim

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 11:48
Si t'i ndihmoni stomakut kur ta teproni me shumë ushqim

Nëse e keni tepruar me ushqim gjatë këtyre ditëve, aspak nuk ju fajësojmë. Me rëndësi është që pranë vetes të keni disa përbërës që shpejt dhe në mënyrë efikase mund t'jua lehtësojnë mundimet. Edhe pse ju duket se nuk mund të pini as të hani asgjë tjetër, më së miri është të provoni të pini çaj, i cili do t'jua qetësojë stomakun dhe do t'jua rregullojë tretjen.

Në këtë rast, më së miri do të ishte të përdorni çajin, i cili nuk përmban kafeinë e as aroma artificiale, e kamomili është numër një në këtë drejtim. Po ashtu, përcaktohuni për bonbone nga menta, pasi që në mënyrë natyrale liron nga gazrat, nxit punën më të mirë të traktit tretës dhe zbut mundimet. Nëse vuani nga urthi, atëherë duhet shmangur mentën. Po ashtu ushtroni. Motivoni veten tuaj, shëtisni dhe lëvizni më shumë.

(Kosova Sot Online)