Trupi i njeriut mund të zhvillohet në një çip të vogël

  • E.K /
  • 20 tetor 2020 - 12:57
Trupi i njeriut mund të zhvillohet në një çip të vogël

Trupi i njeriut është duke u rikrijuar në miniaturë duke rritur organe të vogla punuese në seri të çipave të plastikës, të lidhura me njëri tjetrin. Shkencëtarët janë duke shpresuar në krijimin e 'trupit në çip' ta imitojnë mënyrën se si punon trupi i njeriut. Ata tashmë kanë qenë në gjendje të rritin një palë mushkëri sa majat e gishtërinjve, zorrët dhe mëlçitë.

Një tjetër grup, është duke u marrë me "palcët e eshtrave" për ta studiuar efektet e rrezatimit për shembull. Shpresohet se të gjitha këto organe të vogla do të mund të lidhen dhe bashkohen në mes vetes për ta imituar apo kopjuar sistemin real biologjik të trupit të njeriut. Këta organizma janë quajtur me emrin e koduar 'Homo chippiens' nga disa punëtorë që punojnë në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)