Lexoni edhe:
Mbushjet e argjendta janë helmuese
Ulcera shfaqet si rezultat i çekuilibrimit në lëngjet tuaja tretëse. Në vijim ju paraqesim disa nga shenjat e ulcerës që duhet t'i dini .
DHIMBJE ABDOMINALE
Nëse ndjeni dhimbje pas konsumimit të ushqimit, në mes apo në pjesën e sipërme të stomakut, atëherë keni telashe me ulcerën.
Mbushjet e argjendta janë helmuese Lexoni edhe:
SIMPTOMAT E NGJASHME ME GRIPIN
Simptomat e ngjashme si fryrjet, ethet, dhimbjet dhe plogështia e përgjithshme janë shenja të ulcerës.
PENGESA NË TRETJE
Ulcera mundet të shkaktojë dhimbje gastrointestinale dhe pengesa të hatashme në tretjen e ushqimit.
HUMBJA E OREKSIT
Individët të cilët vuajnë nga ulcera mund të vuajnë edhe nga humbja e oreksit e po ashtu edhe dhimbje të forta në stomak.
FRYRJET
Çekuilibri në lëngjet e tretjes shpeshherë dërgojnë në fryrje të stomakut. Nëse keni një ulcerë atëherë do t'ju shkaktohen fryrje, e kjo së pari ndodh në mëngjes, në lukth të zbrazët.
NDJENJA E URISË SË PASHPJEGUESHME
Është e zakonshme që dikush me ulcerë ta ndjejë urinë vetëm pak orë pasi të ketë konsumuar një shujtë të majme. Këto nuk janë ndjenja të urisë, por dhimbjet që i shkakton ulcera.
(Kosova Sot Online)