Mulliqi: Një vend është aq i mundshem  sa vlejnë politikanët e tij

Mulliqi: Një vend është aq i mundshem  sa vlejnë politikanët e tij
Mulliqi: Një vend është aq i mundshem  sa vlejnë politikanët e tij

Skender Mulliqi

  • 15 June 2026 - 15:23

 --Shumë u minuan themelet ligjore  të shtetit sovran dhe të pavaruar.Qytetarëve të abuzuar, të poshtëruar, të varfër , të mashtruar , tani u ofrohet një pa përspektivë.Politikat e tilla të pa kuptimta po na dërgojnë në apsurditet…

Nga  Skënder MULLIQI

 Nga manipulimet politike po  prodhohet një “gjysëm shtet”.Kjo është një tautologji politike.Shteti është një pasqyrë e  njerëzve në pushtet.Dhe, kjo pasqyrë nuk duket aspak e mirë sot në Kosovë.Pse ? Sepse politikanet  tanë  shumë prej tyre  janë injorantë dhe përqarës, të cilët po na fusin në kriza politike.Kosova ishte fatkeqe më njerëzit e tillë.U lanë anash njerëzit kredibil të cilët do të bënin shumë më shumë në shtetndërtim dhe mirëqenje.Nuk janë në gjendje të përfitojnë nga rasti historic që na u dha për të ofruar programe dhe platforma politike të duhura.Dihet së si përfundojnë aventurat politike , shumë keq për shtet dhe për komb.Një vend është aq i mundshem  sa vlejnë politikanët e tij.Shumë u minuan themelet ligjore  të shtetit sovran dhe të pavaruar.Qytetarëve të abuzuar, të poshtëruar, të varfër , të mashtruar , tani u ofrohet një pa përspektivë.Politikat e tilla të pa kuptimta po na dërgojnë në apsurditet.Manipulimi  dhe mashtrimi janë bërë zakon, qëllimi i të cilave është pushtimi dhe abuzimi I pushtetit.Këtyre u takon të gjëjnë rrugë shpëtimi, por zor është se këta moti kan zgjedhur , rrugët të cilat po na dëmtojnë në të gjitha drejtimet e tij.Nuk janë të zotët të pësojnë katarsisë  në kuptimin pozitiv të fjalës.Këta prodhojnë probleme në vend që ti zgjidhin problemet e paraqitura.Nuk janë të gjendje për ndonjë dialog të sinqertë dhe të ndershëm për të krijuar përspektiva të reja.Politika prej kohësh na ka çuar në pikën e absurditetit.Le të shpresojmë se do të vijë koha kur njeriu do të jetë më i vlefshëm dhe i rëndësishëm se çdo tjetër!?Mjaftë është bërë më politika shkatërruese.Kosova ka nevojë për njerëz të fuqishem për të na bërë pjesë të strukturave të BE-së dhe të NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".