Mungesa e kësaj vitamine mund të ju vë në rrezik nga Covid-19, thotë studimi i ri

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 16:56
Mungesa e kësaj vitamine mund të ju vë në rrezik nga Covid-19, thotë studimi i ri

Hulumtimi i ri ka zbuluar se mungesa e vitaminës C rrit rrezikun tuaj për formën e rëndë të Covidit.

Sipas studiuesve në Universitetin Augusta në Gjeorgji, analizat e mbi 30 studimeve të tjera mbi vitaminën C, treguan se kjo vitaminë mungon në shumë pacientë që zhvillojnë raste serioze të Covid-19 shkruan BestLife.

Por studimi gjithashtu arriti në përfundimin se kjo mungesë mund të ndihmojë në shpjegimin pse virusi prek disa njerëz shumë më tepër se të tjerët, veçanërisht të moshuarit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë.

Sipas studiuesit të hulumtimit Dr. Carlos M. Isales, nivelet e vitaminës C kanë tendencë të ulen tek njerëzit ndërsa plaken, sepse “transportuesit” përmes së cilëve futet vitamina – në qeliza, zvogëlohen me kalimin e viteve.

Por mos vazhdoni të vraponi për suplemente akoma: Studiuesit gjithashtu theksojnë se të gjitha rastet e konsideruara kur vitamina C kishte një ndikim pozitiv në gjendjen e një pacienti përfshinte dhënien e saj përmes formës IV(intravenoze) të administruara nga profesionistët mjekësorë.

Sidoqoftë, Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), tha se sasia e përshtatshme është 75 deri 90 miligram vitaminë C në ditë. 

(Kosova Sot Online)