Lëngun e mjedrës e konsumoni në mëngjes dhe në mbrëmje

  • E.K /
  • 24 tetor 2020 - 10:07
Lëngun e mjedrës e konsumoni në mëngjes dhe në mbrëmje

Temperatura e rritur e trupit nuk është sëmundje, por simptomë e një sëmundje. Më së shpeshti vjen si shenjë në disa infeksione, grip, meningjit, sëmundje të mushkërive, tuberkulozë, e në disa raste edhe shenjë e sëmundjeve malinje. Temperatura e lartë hiqet me disa mënyra natyrale.

MASAZHI

Masazhi me ujë të vakët është zgjedhje më e mirë se sa ajo me ujë të ftohtë dhe alkool. Heqja e temperaturës me alkool nuk është më efikase se me ujë, e te fëmijët mund të shkaktojë rritim.

LËNGJET

Shkaku i temperaturës së lartë, trupi humb lëngjet, por edhe vitamina dhe minerale me vlerë. Prandaj duhet shtuar marrjen e çajrave dhe pijeve tjera të ngrohta me shumë pemë.

RECETA INDIANE

Për uljen e temperaturës trupore indianët përgatisin pijen e thartë dhe pikante nga specat e kuq pikantë dhe portokalli. Specin e bluar e tretni në ujë të ngrohtë, shtoni sheqer dhe lëngun e portokallit.

LËNGU I NGROHTË

Lëngu nga mjedra po ashtu ul temperaturën dhe ia kthen trupit energjinë dhe forcën. Në pak ujë zieni mjedrat, e pijen e ngrohtë ta konsumoni në mëngjes dhe në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)