A vuajnë fëmijët tuaj nga alergjitë? Fajin mund ta ketë pastruesi i enëve

  • E.K /
  • 26 tetor 2020 - 10:47
A vuajnë fëmijët tuaj nga alergjitë? Fajin mund ta ketë pastruesi i enëve

Ndoshta mund të jenë një dhuratë nga Zoti, por pastruesit e enëve mund të kontribuojnë në zhvillimin e alergjive te fëmijët, pohon studimi i fundit. Fëmijët, familjet e të cilëve kanë pastruar enët e tyre me duar, ishin më pak të ekspozuar apo të prirë për t'u zhvilluar ekzema apo astma tek ata, zbulon studimi. Rezultatet si këto dhurojnë mbështetje për 'hipotezën e higjienës' - teorisë që rritja në një ambient të pastër mund ta shtojë rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet autoimune e ekspozimi i hershëm ndaj mikrobeve të ndryshme sistemin tonë imun e mban në nivel dhe punë të duhur.

Pasi që pastrimi i enëve me duar mund të jetë më pak efektiv se sa me makinë në reduktimin e numrit të baktereve, këta fëmijë janë më shumë të ekspozuar ndaj këtyre mikrobeve. Rreziku për zhvillimin e alergjive te fëmijët po ashtu ishte pakësuar, nëse fëmijët kishin konsumuar ushqime të fermentuara (si akra jeshile) apo produktet, të cilat janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ferma. Fermentimi i ushqimit është proces bakterial dhe ushqimet që në mënyrë industriale kanë nivele të larta të mikrobeve, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Getenborgut. 

(Kosova Sot Online)