Vaji i kanabisit vret qelizat e kancerit

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 15:45
Vaji i kanabisit vret qelizat e kancerit

Hulumtime të shumta kanë treguar se vaji i kanabisit ndikon pozitivisht në shërimin e të gjitha llojeve të kancerit. Dr. Manuel Guzman në vitin 1998 me seriozitet e ka hulumtuar apoptozën e qelizave që e shkaktojnë kanabinoidet nga kanabisi, e në vitin 2002 studimin e tij e ka publikuar në revistën "Nature Medicine", në të cilin publikim më gjerësisht sqaron mënyrën se si kanabinoidet shkatërrojnë qelizat malinje të kancerit të trurit.

Shkencëtarët e shumtë nga Harvardi në vitin 2007 kanë publikuar studimin përmes, të cilit vërtetojnë se si kanabisi ndikon në lloje të ndryshme të kancerit të mushkërive, derisa qendra në Kaliforni në vitin 2012 ka publikuar hulumtimin e tyre se si kanabisi shkatërron metastazat e llojeve të ndryshme të kancerit. 

(Kosova Sot Online)