“Covid-19 mund t’i nxisë sistemet imunitare të pacientëve të sulmojnë…”, çfarë thotë studimi i ri

  • G.G /
  • 30 tetor 2020 - 09:50
“Covid-19 mund t’i nxisë sistemet imunitare të pacientëve të sulmojnë…”, çfarë thotë studimi i ri

Në të gjithë botën, imunologët u janë bashkuar luftë kundër SARS-CoV-2. Ata janë përpjekur të shpjegojnë se përse disa njerëz sëmuren rëndë, ndërsa të tjerët shërohen pa pësuar ndonjë dëm serioz nga koronavirusi.

Në fokusin e studimeve, ka qenë prodhimi i antitrupave, që janë proteina të fuqishme të afta të neutralizojnë dhe vrasin patogjene pushtuese sikurse janë viruset. Një shqetësim i madh ka qenë identifikimi sporadik i të ashtuquajturve antitrupa auto-reaktivë, që në vend se të shënjestrojnë mikrobet që shkaktojnë sëmundje, godasin indet e individëve që vuajnë nga simptomat më të rënda të Covid-19.

Studimet e fundit, kanë zbuluar se këto antitrupa lidhen me rastet e rënda me këtë virus, pasi ato ç’aktivizojnë përbërësit kritikë të mbrojtjes imunitare virale tek një pjesë e konsiderueshme e pacientëve me simptoma të rënda të kësaj sëmundje.

Në këtë studim, grupi “Lowance Center” analizoi të dhënat mjekësorë të 52 pacientëve të shtruar në repartet e kujdesit intensiv dhe të diagnostikuar me Covid-19. Asnjë prej tyre nuk kishte një histori të çrregullimeve auto-imune. Gjithsesi, tek ata u gjet prani e auto-antitrupave që gjenden tek një sërë çrregullimesh.

Rezultatet janë shqetësuese. Më shumë se gjysma e 52 pacientëve, rezultuan pozitivë me këto lloj antitrupash. Tek pacientët me nivelet më të larta të proteinave reaktive C (një shënjues i inflamacionit) në gjak, më shumë se dy të tretat shfaqën shenja se sistemi i tyre imunitar po prodhonte antitrupa që sulmonin në fakt indet e tyre.

Dhe të dhënat e studimit, sugjerojnë se ato janë relativisht të qëndrueshme për disa javë. Por gjithsesi kërkohen studime të mëtejshme për të kuptuar nëse ato vazhdojnë të ekzistojnë në trupin e njerëzve përtej shërimit nga infeksioni.

Shkencëtarët besojnë se reagimet auto-reaktive të antitrupave, që kanë mundur të identifikojnë janë specifike për infeksionin SARS-CoV-2, dhe se sipas tyre s’ka asnjë arsye për të besuar se rezultate të ngjashme do të priteshin nga vaksinimi i shumëpritur kundër koronavirusit të ri.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse trajtimi me deksametazon, një imunosupresant që përdoret shpesh për t’u përballur me çrregullimet auto-imune, mund të jetë efektiv në trajtimin e pacientëve me simptomat më të rënda.

Por ka të ngjarë që këto reagime të mos jenë jetëshkurtra, duke ekzistuar në trupin e pacientëve përtej infeksionit, dhe duke kontribuar në simptomat e vazhdueshme që tani përjetohen nga një numër pacientësh në rritje me “konvaleshencë të gjatë” nga Covid-19. 

(Kosova Sot Online)