Hiqni qafe gurët në veshka përmes recetës tradicionale

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 10:36
Hiqni qafe gurët në veshka përmes recetës tradicionale

Ky është ilaçi me të cilin gurët në veshka do të jenë vetëm një kujtim i hidhur e asgjë më shumë. Pos se në mënyrë efikase pastron veshkat, largon gurët e imët nga veshkat dhe fshikëza, eliminon rërën dhe mukozën. Ky ilaç ndihmon edhe te sëmundjet e femrave dhe pastron cistet. Meli është lloj i drithit që bën çudinë për shërimin e sëmundjeve të veshkave. Në mjekësinë tradicionale meli përdoret për shërimin apo largimin e gurëve të formuar në traktin urinar. Përndryshe, meli është një ndër drithërat më të njohura me vlerën më të lartë ushqyese dhe të përbërësve shërues.

Provojeni edhe ju këtë recetë të lashtë të mjekësisë popullore, e cila ju ndihmon në pastrimin e veshkave, largimin e mukozës, rërës dhe gurëve të vegjël. Receta për largimin e gurëve nga veshkat: Gjatë mbrëmjes, në një gotë (200 gr) mel e përzieni me ujë të ngrohtë. Më pas melin e zhvendosni në një kavanoz më të madh (3 litra) dhe 2/3 e tij i mbushin me ujë të vluar. E mbuloni mirë, e përzieni e mbështillni me diçka të ngrohtë dhe e lini që në atë mënyrë ta kalojë natën. Në mëngjes e përzieni përsëri. Do ta vëreni një masë të turbullt, e kjo masë është ilaçi juaj. Këtë lëng mund ta pini gjatë gjithë ditës pa pasur kufizime. 

(Kosova Sot Online(