6 këshilla për tretje më të mirë

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 11:47
6 këshilla për tretje më të mirë

Ushqimi jo i rregullt, stresi, duhani dhe disa sëmundje janë disa nga çrregulluesit e tretjes.Kjo është një nga sëmundjet më të shpeshta të sodit, e dhimbjet që shfaqen janë ato në bark, fryrjet në bark, mundimet, urthi e nganjëherë edhe të vjellat. Një studim australian tregon se perimet me gjethe të gjelbër luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e organeve të tretjes.

PEMËT DHE PERIMET

Janë të pasura me fibra, e pos bananes, të cilat nuk e irritojnë mukozën e lukthit, mund të konsumohen edhe shpargujt, qepa dhe lëngjet. Këto ushqime janë të pasura me probiotikë, përbërës këta me të cilët ushqehen probiotikët dhe falë tyre treten. Prej erëzave bimore sugjerohen menta dhe xhenxhefili, të cilët qetësojnë mukozën e irrituar.

PËRTYPJA E USHQIMIT

Shpeshherë nuk i kushtojmë rendësi dhe kohë ushqimit dhe shpeshherë hamë diçka, derisa qëndrojmë në këmbë apo në shpejtësi, thuajse jemi për ngut. Mirëpo, përtypja e ushqimit është e domosdoshme për tretje të mirë, sidomos për tretjen e drithërave. Secilën kafshatë duhet përtypur së paku 30 deri 50 herë, e gjatë asaj kohe ushqimit zbutet mirë dhe më lehtë depërton nëpër fyt.

KANELLA

Kjo erëz njihet për aromën e saj të veçantë, të ngrohtë dhe të ëmbël, e përdoret për përmirësimin e tretjes, përshpejtimin e metabolizmit, kundër formimit të gazrave, ngërçeve dhe fryrjes, si dhe për përmirësimin e punës së peristaltikës së zorrëve. Në mënyrë që ta përshpejtoni metabolizmin, në 200 ml ujë të ngrohtë shtoni një lugë të kanellës së bluar dhe dy lugë mjaltë dhe i përzieni mirë. Pini nga një gotë çdo mëngjes, në lukth të zbrazët, gjysmë ore para kafjallit dhe në mbrëmje para gjumit.

UJI

Lëngjet ndihmojnë që ushqimi të kalojë më lehtë përmes zorrëve dhe bën që fibrat të aktivizohen. Uji është lëngu më i mirë, pohojnë ekspertët, e nëse e pini në sasi të mjaftueshme largoni mundësitë që ët hasni në problem me tretjen e ushqimit. Po ashtu, njerëzit të cilët kanë shprehi të pine ujë, së paku tetë gota në ditë, kanë metabolizëm më të shpejtë në krahasim me ata që e pinë më rrallë.

SELINO

Përzieni rreth 25 gramë të frytit të selinos, 25 gramë të bimës anis, 25 gramë kopër 25 gramë qimnon. Nga një lugë të të gjithë këtyre përbërësve e përzieni me një gotë me ujë të vluar, më pas e mbuloni dhe pas dhjetë minutave mund ta përdorni. Pini nga një gotë të kësaj përzierje të çajit të freskët, pas ushqimit.

USHTRIMET

Shëtitja apo ecja e shpejtë, ngasja e biçikletës, vrapimi, aerobiku dhe aktivitete e ndryshme që përshpejtojnë pulsin në 140 të rrahura për një minutë, përmirësojnë tretjen, sepse sjellin në shpenzim direkt të sheqerit dhe dhjamit apo yndyrave në gjak. Me ushtrime të rregullta krijohet masa muskulore dhe përshpejton metabolizmin. Sugjerohet aktiviteti fizik tre deri katër herë në javë nga 30 deri 60 minuta. 

(Kosova Sot Online)