Gratë shtatzëna me COVID, më të rrezikuara nga forma të rënda të sëmundjes dhe lindja e parakohshme

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 10:35
Gratë shtatzëna me COVID, më të rrezikuara nga forma të rënda të sëmundjes dhe lindja e parakohshme

Gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 kanë më shumë mundësi të sëmuren rëndë nga virusi ose të bëjnë lindje të parakohshme, sipas disa raporteve të bëra publike nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Megjithëse rreziku i përgjithshëm i humbjes së jetës mbetet i ulët, studiuesit e CDC zbuluan se gratë shtatzëna me koronavirus kanë më shumë mundësi të kenë nevojë për kujdes intensiv dhe ventilim sesa gratë e infektuara, por që nuk janë shtatzëna.

Një raport tjetër zbuloi se shkalla e lindjes së parakohshme, kur një fëmijë lind para 37 javësh të shtatzënisë, është 12.9% në mesin e grave me koronavirus, krahasuar me 10.2% në mesin e popullatës së përgjithshme.

(Kosova Sot Online)