Antitrupat dhe Qelizat T, studimi i ri: Ja sa zgjat imuniteti ndaj koronavirusit!

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 10:09
Antitrupat dhe Qelizat T, studimi i ri: Ja sa zgjat imuniteti ndaj koronavirusit!

Instituti i Imunologjisë La Jolla, ka publikuar një studim të ri mbi kohëzgjatjen e imunitetit të koronavirusit në New York Times.

Ky studim i ri dilte në konkluzione se shumica e njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi brenda tetë muajve të fundit ka të ngjarë të kenë qeliza të mjaftueshme imune për të luftuar ri-infeksionet serioze.

Në fakt  ende është e paqartë saktësisht se sa mund të zgjasë imuniteti, ose nëse mund të parandalojë transmetimin (megjithëse kjo është sigurisht e besueshme ), por studimi i ri ka lehtësuar shqetësimet e ekspertëve për mbrojtjen afatshkurtër ndaj virusit.

Ndërkohë sipas studimit, antitrupat janë vetëm një aspekt i sistemit imunitar kompleks të trupit dhe studimi i ri tregoi se faktorë të tjerë si qelizat T , pësuan vetëm një rënie të lehtë disa muaj nga infeksioni, ndërsa qelizat B, të cilat prodhojnë antitrupa të rinj sipas nevojës, u shtuan në numër, në  shumicën e pjesëmarrësve vullnetarë në studim.

Sakaq të dhënat nuk janë shqyrtuar ende për t’u botuar në një revistë shkencore, por ekspertët thonë se puna synon të vlerësojë rolin e qelizave T në sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusët.

Ekipi i hulumtuesve shkencorë, analizoi mostrat e 2200 njerëzve në Vò Euganeo në Itali, ku të gjithë banorët u testuan në mars. Testi i studiuesve, i quajtur T-Detect, identifikoi saktë 97% të tyre që e kishin kaluar covid krahasuar me 77% që nxori një test serologjik i antitrupave.

Qelizat T, sipas studimit,  mund të jenë një dëshmi se trupi vazhdon të reagojë ndaj virusit.

I njëjti fenomen është cekur edhe në një studim suedez, i botuar në revistën Cell në gusht, ku u zbulua se rreth 2 herë më shumë ishte zhvilluar imuniteti i qelizave T në krahasim me antitrupat e zbuluar me teste serologjike.

Pra sipas konkluzioneve të studimit, imuniteti nga covid-19 mund të jetë më i gjatë se ai që përcaktojnë testet serologjike.

(Kosova Sot Online)