Dieta kundër kandidës

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:22
Dieta kundër kandidës

Dieta e kandidës është mënyra e veçantë e të ushqyerit, përmes të cilit parandalohet përhapja e kandidës, e qëllimi është që të parandalohet infeksioni me kërpudha, përkatësisht përhapja dhe eliminimi i saj.

USHQIMET QË NUK DUHET T'I KONSUMONI

Sheqeri, të gjitha llojet, pasi që ky është ushqimi i pëlqyer për kërpudhat. Ju këshillojmë që edhe sasinë më të vogël të sheqerit, nga kafeja dhe çaji, ta përjashtoni. - Qumështi dhe prodhimet e qumështit (gjalpi dhe jogurti nuk janë në grupin e të ndaluarave). - Kërpudhat, të gjitha llojet. - Ushqimet që përmbajnë niseshte (patatet, mielli i bardhë, orizi i bardhë). - Të gjitha prodhimet e konservuara. - Akullorja. - Kafeja, çaji i zi, pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA

Perimet e freskëta dhe të ziera (karota, panxhari, domatja, brokoli, lakra jeshile, karfiol, lakra, selino, qepa, sallata e gjelbër). - Bishtajoret (fasulja, bizelja). - Drithërat integrale (misri, gruri, elbi, orizi). - Frutat me lëvore të fortë (lajthitë, bademi, arrat). Dieta kundër kandidës nënkupton konsumim të shumtë të lëngjeve në mënyrë që organizmi të pastrohet.

(Kosova Sot Online)