Pse nuk duhet t'i përdorni më kurrë kaloriferët për t'u ngrohur

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 14:02
Pse nuk duhet t'i përdorni më kurrë kaloriferët për t'u ngrohur

Ditët e ftohta kanë mbërritur, ndonëse ende nuk kemi prekur zyrtarisht stinën e dimrit. Kjo është koha kur nuk ka asgjë më të mirë sesa një shtëpi e ngrohtë. Por kujdes, ngrohja me kaloriferë ju dëmton shëndetin.

Me siguri të gjithë e keni vënë re se gjatë këtyre kohëve ju nevojitet një kujdes i veçantë për shëndetin, edhe për lëkurën jo më pak, sepse përmes saj i ftohti depërton dhe krijon dëme të parikuperueshme. Dehidratimi është ajo që nuk e duam të na ndodhë sidomos në një kohë si kjo, kur Covid-19 vijon të kërcënojë gjithmonë e më shumë.



Kontribut të veçantë për këtë japin kaloriferët, të cilët thajnë ajrin dhe ju dehidratojnë.

Një nga dëmet më të zakonshme që shkakton kjo tharje lagështire është në buzë, të cilat plasariten lehtësisht dhe nuk kanë gjëndra për të përmirësuar hidratimin. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është “piling” i butë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në buzë.

Ndonëse duket tejet joshëse, në fakt duart nuk duhet t’i ngrohni në kaloriferë. Për shkak të rritjes së temperaturës, rritet rrjedhja e gjakut në venat e duarve, të cilat mund të plasin duke shkaktuar një enjtje të pakëndshme. Gjatë dimrit rekomandohen produktet që përmbajnë glicerinë.

Përdorimi i kaloriferëve dehidraton në përgjithësi trupin tuaj, duke sjellë më pas edhe disa pasoja që vijnë prej tij, si për shembull dhimbja e kokës dhe ulja e rezistencës.

(Kosova Sot Online)