Bima çudibërëse kundër lythave në sy

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 11:38
Bima çudibërëse kundër lythave në sy

Lëvorisja e syve dhe lythat janë një problem me të cilin ballafaqohen shumë njerëz të rritur. Nëse edhe ju dëshironi që në mënyrë të lehtë dhe pa shpenzuar t'i hiqni këto shfaqje aspak të këndshme, merrni bimën bar veshi (lat. Sempervivum). Bima bar veshi është shumë e njohur.

Bëhet fjalë për bimën shumë rezistente me gjethe të lëngshme që posedon substanca të hatashme. Lëngu nga kjo bimë dikur është përdorur në shërimin e irritimeve dhe të ënjturave në lëkurë, por edhe në shërimin e lythave dhe lëkurës së lëvorisur në sy

PËRBËRËSIT

 Bar veshi - Shirit ngjitës Mënyra e përdorimit: 1. Hiqni një pjesë të gjethes, mjaftueshëm për ta mbuluar hapësirën. 2. Qëroni pjesën sipërfaqësore të jashtme 3. Pjesën e qëruar e vendosni në vendin ku keni lythin apo lëkurën e lëvorisur, dhe më pas e mbuloni me shirit ngjitës. 4. Shërimin fillojeni në mëngjes, e shiritin e ngjitni dhe e mbani gjithë ditën! 5. Tretmanin e vazhdoni disa ditë derisa lytha të hiqet në tërësi.

(Kosova Sot Online)