Nga dëmtimi i dhëmbëve deri tek depresioni, ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ndaloni së ngrëni plotësisht fruta dhe perime

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 10:43
Nga dëmtimi i dhëmbëve deri tek depresioni, ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ndaloni së ngrëni plotësisht fruta dhe perime

Depresioni, aroma e keqe e trupit, dëmtim i shikimit… këto janë vetëm disa gjëra që mund të ndodhin me mendjen dhe trupin tonë nëse ndalojmë së ngrëni fruta dhe perime.

Ka shumë elementë brenda perimeve dhe frutave që nuk mund të gjenden në asnjë ushqim tjetër, dhe nëse i heqim ato, mund të përjetojmë probleme të ndryshme me shëndetin tonë.

“Bright Side” tregon se çfarë saktësisht mund të ndodhë me trupin nëse nëse nuk konsumojmë perime dhe fruta, dhe përpiqemi të hamë vetëm proteina.

Mund të keni shikim të dobët natën.

Për të parë objekte në errësirë, sytë kanë nevojë për Vitaminën A, e cila mund të gjendet në 2 forma : retinol dhe beta-karotinë. Retinoli mund të  gjendet në mëlçinë e merlucit, vajin e peshkut dhe tek vezët, por nuk duhet të konsumoni sasi të mëdha.

Trupi mund të fillojë të vijë erë të keqe.

Ekzistojnë disa faktorë që kontribuojnë në erën që ne lëshojmë nga trupat tanë. Ashtu si ngjyra e syve dhe e flokëve, gjenetika përcakton erën natyrale që vjen nga vaji dhe gjëndrat tona të djersës.

Përveç kësaj, ushqimi që hamë ndikon shumë në aromën e trupit. Një studim zbuloi se njerëzit që hanë perime dhe fruta mund të kenë një erë më të këndshme të trupit, edhe në qoftë se kanë nuk përdorin sapun ose deodorant për një kohë të caktuar.

Heqja e perimeve dhe frutave mund të shkaktojë depresion.

Zorra dhe truri ynë janë shumë të lidhur, pretendojnë shkencëtarët. Një dietë e ekuilibruar jo vetëm që mund të ndikojë në formën e trupit tonë, por është thelbësore edhe për shëndetin mendor.

Kur refuzojmë të hamë perime dhe fruta, mund të kemi një rrezik më të lartë për të përjetuar depresion, sipas studimeve të shumta. Është një besim i zakonshëm që të qenit në depresion na bën të hamë ushqim jo të shëndetshëm, por ushqimi jo i shëndetshëm nuk është rezultat i depresionit.

Presioni i gjakut mund të rritet.

Sipas hulumtimit, njerëzit që konsumojnë pak ose aspak fruta dhe perime, janë në më të rrezikuar ndaj presionit të lartë të gjakut në krahasim me ata që i hanë ato si pjesë kryesore e dietës së përditshme. Mjekët rekomandojnë të konsumojnë shumë ata që kanë presion të lartë të gjakut.

Ju mund të zhvilloni probleme me tretjen.

Perimet dhe frutat, të cilat janë të pasura me fibra, bëjnë që sistemi tretës të funksionojë më mirë. Konsumimi i një sasie të ulët të fibrave konsiderohet të jetë një nga arsyet kryesore pse njerëzit përjetojnë kapsllëk.

Mund të keni mpiksje gjaku tek venat.

Rrushi, perimet me gjethe jeshile dhe hudhra janë thelbësore për ta mbajtur gjakun të hollë për të mos formuar mpiksje të rrezikshme. Përveç kësaj, vitamina C, e cila gjendet në fruta, ndihmon në uljen e ndjeshme të rrezikut të trashjes dhe mpiksjes së gjakut, kështu që është jetike për gjakun dhe zemrën tonë.

Mund të keni një ton të pabarabartë të lëkurës, si dhe rrathë të errët.

Rrathët e errët nën sy mund të shkaktohen nga shumë faktorë, midis tyre janë rrjedha e zvogëluar e gjakut, e cila mund të bëjë që ngjyra e lëkurës të duket si e nxirë.

Vitamina K, e cila gjendet tek brokoli, spinaqi, lakra, ndihmon zemrën të pompojë gjak lirshëm dhe parandalon mavijosjet në trup. Deficiti i kësaj vitamine mund të çojë në një ton të pabarabartë të lëkurës, dëmtim të lëkurës dhe një nuancë blu të saj.

Ju mund të filloni të shpenzoni më shumë tek dentisti.

Ngrënia e një molle pastron dhëmbët në mënyrë natyrale, si një furçë, dhe rrit jargëzimin. Kështu, acidet dhe bakteret e dëmshme lahen. Frutat dhe perimet përmbajnë gjithashtu vitamina A dhe C, si dhe kalcium, i cili i bën dhëmbët më të fortë dhe parandalon rënien e tyre.

(Kosova Sot Online)