Stomatologët më në fund zgjidhin debatin nëse duhet t’i lani dhëmbët para apo pasi të keni ngrënë mëngjes

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 09:46
Stomatologët më në fund zgjidhin debatin nëse duhet t’i lani dhëmbët para apo pasi të keni ngrënë mëngjes

Larja e dhëmbëve është thelbësore, por jo shumë njerëz e dinë që larja e tyre shumë shpesh mund të dëmtojë smaltin.

Ose që vendosja e një kapaku në furçën tuaj të dhëmbëve është në të vërtetë një ide e keqe.

Ka gjëra të vogla që bëjmë çdo ditë dhe në të vërtetë nuk i bëjnë mirë higjienës sonë për gojën. Sipas “Bright Side”, ka shumë debate nëse duhet t’i pastroni ato para apo pas vaktit më të rëndësishëm të ditës: mëngjesit.

Koha më e mirë për të larë dhëmbët sipas ekspertëve

Shumë njerëz caktojnë një kohë specifike për të larë dhëmbët çdo ditë: më e zakonshmja është larja çdo mëngjes pas zgjimit dhe çdo natë para gjumit. Por a duhet ta bëni këtë para apo pas mëngjesit tuaj? Ekspertët pohojnë se duhet t’i pastroni gjithmonë përpara.

Pro larjes së dhëmbëve para mëngjesit

Kur flini, bakteret në gojën tuaj shumëfishohen. E njëjta baktere është përgjegjëse për formimin e pllakave dhe kjo është arsyeja pse ju gjithmonë zgjoheni me shije dhe me erë të keqe të gojës.

Nëse i lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, ky nuk do të jetë problemi juaj.

Disavantazhet e larjes së dhëmbëve pas mëngjesit

Përveç kësaj, nuk rekomandohet gjithashtu të lani dhëmbët për të paktën 30 minuta pasi keni konsumuar diçka me përmbajtje aciditeti, tost, kafe dhe lëng  portokalli.

Larja e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimit mund të ndikojë në smaltin e tyre dhe kjo është arsyeja pse studimet sugjerojnë që larja para mëngjesit është më e mirë. Prandaj sigurohuni ta mbani mend këtë kur të zgjoheni nesër.

Këshilla për ata që ende preferojnë t’i lajnë pas mëngjesit

Nëse pastrimi i dhëmbëve pas ngrënies përshtatet më së miri me agjendën tuaj të ditës, të paktën sigurohuni të ndiqni këto këshilla në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj dentar dhe oral:

Prisni nga 30 minuta deri në një orë pasi të keni ngrënë, para se t’i lani.

Për të pastruar dhëmbët dhe për të pasur një shije më të mirë në gojën tuaj, pini një gotë ujë ose përtypni çamçakëz pa sheqer.

Kini kujdes nga ushqime dhe pije që kanë aciditet (bukë, ëmbëlsira, fruta të thata, agrume dhe lëng portokalli) dhe nëse i hani gjatë mëngjesit, sigurohuni që të prisni edhe pak para se të lani dhëmbët.

(Kosova Sot Online)