Dhimbja e kokës pas dehjes mund të zbutet në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 12:52
Dhimbja e kokës pas dehjes mund të zbutet në mënyrë natyrale

Një gllënjkë këtu, një gëzuar atje dhe, jeni të dehur. E gjithë kjo është pjesë e festimeve të fundvitit, por ajo që pason nuk është aspak argëtuese. Ja si ta hiqni qafe dhimbjen e kokës pasi dehjes, në mënyrë natyrale dhe pa tableta.

BADEMI

Parandaloni dhimbjen e kokës pas dehjes duke konsumuar 6 - 12 bademe para se të konsumoni alkool. Ekspertët theksojnë se në këtë mënyrë do ta mbroni organizmin prej dehjes.

UJI

Bëhet fjalë për ilaçin më të mirë kundër dhimbjes së kokës pas dehjes. Një konsumim i gotës me ujë dhe një të alkoolit mund të parandalojë dhimbjen e kokës pas dehjes. Pini një ose dy gota me ujë po ashtu para se të shkoni në shtrat, për të parandaluar dehidrimin.

BANANET

Me konsumimin e bananeve do ta plotësoni nevojën për kalium, por edhe për minerale të tjera, pasi të keni pirë shumë alkool. Bananet ndikojnë si qetësues në traktin tretës dhe sigurojnë fortësinë e sasisë së ushqimit në lukth.

XHENXHEFILI

Bëhet fjalë për ilaçin e mirë të njohur që qetëson të vjellat dhe mundimet. Zieni çaj duke përdorur 10 gjethe të prera të rrënjës së xhenxhefilit. Hidhni në katër gota ujë të vluar dhe zieni për 10 minuta. Hiqni xhenxhefilin, shtoni lëng limoni dhe një lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)