Vitamina “mburojë” kundër sëmundjeve të dimrit

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 15:10
Vitamina “mburojë” kundër sëmundjeve të dimrit

Janë shfaqur viruse të dimrit. Ka disa mënyra për të mbrojtur veten dhe sigurisht që një dietë e duhur dhe e ekuilibruar është njëra prej tyre.

Shumë studime kanë treguar se një dietë e pasur me vitamina të vlefshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të forcimit të sistemit imunitar.

Disa vitamina, në fakt, mund të jenë një mburojë e fortë kundër viruseve dhe sëmundjeve të tjera të dimrit. Sipas hulumtimeve, vitaminat C, A dhe E si dhe acidi folik janë rojet e mbrojtjes së trupit tonë që parandalojnë hyrjen e pushtuesve patogjenë.


(Kosova Sot Online)