Po, maska e fytyrës mund të shkaktojë probleme për sytë!

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 08:39
Po, maska e fytyrës mund të shkaktojë probleme për sytë!

Maskat janë një përbërës thelbësor në luftën kundër përhapjes së Covid-19 dhe janë të rekomandueshme më shumë se kurrë, por janë sytë tanë ata që po “paguajnë” një çmim.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë maska ëpër të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Por është e lehtë të bësh gabime në zgjedhjen e maskave, pasi ato fare lehtë mund t’ju sjellin dhe probleme me sytë.

Në fakt, ju mund të keni pasur shqetësime me sytë por nuk e keni ditur se nga ju vijnë.

Së fundmi, mjekët e syve po ndihmojnë pacientët të shërohen nga një sërë problemesh me sytë që rezultojnë si pasojë e gabimeve të copës së maskave. Këto problemet me sytë mund të jenë:

Infeksionet bakteriale të qepallës

Sytë e thatë

Dëmtimi i kornesë (gërvishtjet)

Acarim si alergji

Sa herë mbajmë maskë, një ajër i ngrohtë fryn prej saj dhe përhapet në pjesën e sipërme të fytyrës tonë, gjithashtu edhe tek sytë. Pikërisht ky është problemi. Sipas mjekëve dhe ekspertëve, ky ajër i ngrohtë që fryn nga maska është shkaktar i shumë problemeve me sytë që të gjithë po hasim së fundmi.

Na tregoni, keni pasur edhe ju të tilla shqetësime?

(Kosova Sot Online)