Një vaj me të vërtetë i dobishëm!

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 09:19
Një vaj me të vërtetë i dobishëm!

Mjekimi me vaj të kungullit jep rezultat kundër shumë sëmundjeve. Vaji i kungullit është i pasur me vitaminat A, E, C dhe K, e kur është i freskët, përmban më shumë se 60% thartira të pangopura yndyrore. Përpos kësaj, ky vaj përmban edhe vitamina të grupit B, thartira të pangopura yndyrore, omega 6 dhe 9, minerale (fosfor, kalcium, magnez, kalium) si dhe elemente në gjurmë (hekur, zink, mangan), lecitinë, proteina dhe thartirë salicilike.

Këtë vaj mund ta shtoni në sallata dhe ushqime të tjera. Ja disa nga dobitë e këtij vaji: rregullon problemin e prostatës së zmadhuar, mjekon infeksionet e rrugëve urinare, e rregullon nivelin e kolesterolit, e rregullon tretjen, përmirëson punën e veshkave, e përmirëson punën e sistemit imunitar, ndikon pozitivisht në shikim, në disponim, në lëkurë, parandalon rënien e flokëve, etj. Këtë vaj duhet konsumuar 2 lugë, dy herë në ditë (në kafjall dhe darkë). Mund të hani edhe fara të bardha (të kungullit), por mundësisht pa kripë, apo me sa më pak kripë. 


(Kosova Sot Online)