Premierë nga Ilir Shaqiri 'Kosovë, lule në çdo plagë'

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 18:00
Premierë nga Ilir Shaqiri 'Kosovë, lule në çdo plagë'

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri e ka publikuar projektin e ri muzikor në duet me këngëtaren Rina Ramadani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Kosovë, lule në çdo plagë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Ilir Shaqiri është i njohur për tekstet e këngëve me të cilat çdo herë ka prekur zemrat e publikut.

Shaqiri, ka kënduar për luftën për liri, dëshmorët e Kosovës, por edhe për dashurinë.

Derisa, disa nga këngët e tij më të pëlqyera janë “Komandant”, “Nderi i Dardanisë”, “Lulja e Koshares”, “Poçari”, “Sërish vjen marsi”, “Princesha e Dukagjinit” e shumë të tjera.


(Kosova Sot Online)