Kefiri eleminon fryrjet

  • E.K /
  • 22 shkurt 2021 - 13:27
Kefiri eleminon fryrjet

Analizat kanë treguar se kefiri posedon tri herë më shumë baktere të mira se sa jogurti dhe është më efektiv në ushqim se sa ai. Është ideal për punën e zorrëve, i pastron prej baktereve të dëmshme dhe është vërtetuar se është një probiotik i shëndetshëm.

Pikërisht për shkakun se posedon një numër të madh të baktereve të shëndetshme, ndihmon në parandalimin e fryrjes në stomak e po ashtu edhe zvogëlon gazrat në organizëm. Personat që vuajnë nga gazrat, pa marrë parasysh se kur konsumojnë, çdo ditë do të duhej të konsumojnë kefir. Personave të shëndetshëm, kefiri u sugjerohet si parandalim dhe si probiotik natyral. Sasia ditore e kefirit është rreth një litër, maksimum 1.5 litra.

(Kosova Sot Online)