Punoni shumë e dëshironi të humbni në peshë, përcillni këto 5 fshehtësi!

  • E.K /
  • 22 shkurt 2021 - 13:18
Punoni shumë e dëshironi të humbni në peshë, përcillni këto 5 fshehtësi!

Keni probleme me kilogramët? Dëshironi të humbni në peshë, por nuk keni kohë për dietë? Në vijim ju paraqesim këshillat për një jetë më të lehtë.

1. Për kafjall hani diçka ëmbël! Nëse duhet gjithsesi të hani ëmbëlsirë, le të jetë në mëngjes. Ëmbëltoheni mjaftueshëm, sa që sheqeri gjatë ditës nuk ju nevojitet.

2. Ushqimi le të jetë i copëtuar! Ndoshta tingëllon çuditshëm se ushqimi i copëtuar ndikon në humbjen e kilogramëve. Por, ja që ka. Në mënyrë psikologjike, truri ju regjistron më shumë ushqim në pjatë dhe kështu krijoni një iluzion se keni ngrënë mjaftueshëm.

3. Ushtrimet e mëngjesit! Ushtrimet janë të shëndetshme, pa marrë parasysh se kur bëhen, por besohet se ato të mëngjesit kanë më shumë efekt, në shumë aspekte. Pos se do të theksoni muskujt, do të jeni edhe më produktiv në punë.

4. Pini ujë të vakët! Edhe pse uji i ftohtë është shumë më freskues, gota me ujë të vakët apo edhe të ngrohtë shkrin kilogramët tuaj, sepse jep ndjenjën e të qenët ngopur dhe do të hani më pak ushqim.

5. Hani shumë! Ndoshta kjo tingëllon si kontradiktë, por çyshtë e vërtetë. Nëse hani më shpesh kjo ju ndihmon të humbni në peshë. Do të ishte ideale të hani pesë deri në gjashtë herë brenda ditës, sepse kështu përshpejton metabolizmin dhe ju dhuron energji në vazhdimësi

(Kosova Sot Online)