Supa nga eshtrat ju ripërtërin dhe ju mban të shëndetshëm

  • A.P /
  • 24 shkurt 2021 - 15:37
Supa nga eshtrat ju ripërtërin dhe ju mban të shëndetshëm

Gjëja më befasuese, që kishte ndodhur gjatë këtij viti me Javën e Modës në Nju-Jork, nuk ishte çfarë kishin veshur modelet, por çfarë po pinin ato. Eliksiri që ishte në buzët e secilës prej tyre ishte supa prej lëngut të mishit, që po shitej nga një dyqan aty pranë. Nutricistët pohojnë se ky lloj i supës është i pasur me aminoacide, kalcium dhe kolagjen, e sipas ekspertëve konsumimi i saj ndikon duke filluar në parandalimin e sëmundjeve e deri te zbutja e dhimbjeve në nyja, duke ju dhuruar një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme, thonj dhe flokë.

Me vetëm 86 kalori në një gotë, është një opsion i duhur për drekë. Për ta përgatitur nuk ka gjë më të lehtë dhe më të thjeshtë. Thjeshtë shtoni 2-3 kilogramë eshtra të secilit lloj të gjedhit, qengjit apo pulës në ujë, duke shtuar hudhra, karota dhe selino. Më pas mund të shtoni edhe disa kokrra piper, pak uthull molle dhe e lini të qëndrojë për 24 orë. Ndoshta në fillim tingëllon si modë e vjetër, por ata që e kanë shijuar pohojnë se kjo supë është më ndryshe, pasi që zihet tetë orë më gjatë, që ndihmon t'i merrni proteinat nga eshtrat.

(Kosova Sot Online)