Si ta pastroni organizmin tuaj?

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 11:20
Si ta pastroni organizmin tuaj?

Meqë uji është tepër esencial për organizmin tonë, atëherë përfitimet e pirjes së ujit të pastër dhe të bollshëm janë tepër të mëdha. Për këtë shkak është mirë që me vete ta merrni një shishe me ujë, e cila do t'ua rikujtojë se duhet të pini sa më shpesh ujë. Nëse nuk mund të pini sasitë e domosdoshme të ujit, atëherë provoni që atij t'i jepni shije të ndryshme. P.sh. në ujin të cilin e pini mund të shtoni lëng limoni, i cili është një burim i mirë i vitaminës C, ku kjo vitaminë është një antioksidues i mirë, meqë ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira në organizëm.

Ujit tuaj mund t'i shtoni edhe gjethe të mentës, të cilat përmirësojnë rrjedhën e vrerit dhe përmirësojnë funksionimin tretës të pështymës dhe enzimave të tretjes. Nëse ju pëlqen shija, atëherë në ujë mund të shtoni edhe uthull molle, e cila ndihmon në balancimin e pH-së në organizëm. Karafili, nëse e shtoni në ujë, lëre më që e ndihmon tretjen, por po ashtu ka edhe veti antiparazitore. Dhe, në fund, në ujë mund të shtoni edhe kanellë, e cila ka veprim antibakterial

(Kosova Sot Online)