Kripa lufton infeksionet

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 13:15
Kripa lufton infeksionet

Në përgjithësi, mjekët përmendin se në ushqim duhet shtuar sa më pak kripë. Mirëpo, kripa për diçka është shumë e nevojshme. Konsumimi i kripës në organizëm ndihmon që trupi të luftojë me infeksionet.

Kripa është e rëndësishme për metabolizmin, formimin e eshtrave, sistemin nervor dhe tretjen, e sipas disa shkencëtarëve gjermanë dhe atyre amerikanë, kripa forcon sistemin imun. Shkencëtarët, përmes një studimi të cilin e kishin publikuar në revistën "Cell Metabolism", kanë pohuar se minjve ua forcon sistemin imun. Kripa aktivizon qelizat imune të cilat më pas shkatërrojnë shkaktarët e infeksioneve.

(Kosova Sot Online)